Lipjani kualifikohet përseri për grantin e performancës nga DEMOS për vitin 2019

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Lipjanit është kualifikuar përsëri për grantin e performancës nga DEMOS për vitin 2019, këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se ka takuar përfaqësuesin e programit DEMOS, Ertan Munoglun, me të cilin ka diskutuar për ecurinë e punëve të këtij viti, konkretisht në fushat dhe indikatorët matës të perfomancës komunale.

“Komuna e Lipjanit edhe përgjatë këtij viti ka qëndruar mirë në ngritjen e performancës, ne do të vazhdojmë edhe më tutje me avancimin e shërbimeve në mënyrë që të kemi progres më të shtuar. Komuna e Lipjanit për të katërtën herë kualifikohet me Opinion të Pamodifikuar të Auditimit si dhe në menagjimin e mirë të parasë publike”, shkruhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit.

Ahmeti ka falënderuar përfaqësuesin Ertan Munoglun që i ka informuar se Komuna e Lipjanit është mbi nivelin mesatar të komunave të tjera sa i përket performancës dhe se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë rritje të grantit nga DEMOS dhe SIBA-së Suedeze.

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme