Lutfi Haziri apelon për kursim të ujit

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot kompaninë regjionale të ujërave Hidromorava, për t’u informuar me gjendjen që është sa i përket furnizimit me ujë të pijes për qytetarët e Gjilanit.

“Jemi këtu për të përcjellur nivelin e menaxhimit të situatës emergjente të thatësisë që Gjilani është që nga muaji qershor i vitit të kaluar. Furnizimi me ujë të pijes është çelës primar për shërbimin ndaj qytetarëve, por me angazhimin e përbashkët do të menaxhohet kjo situatë.

Kërkohet nga qytetarët që ta shfrytëzojnë me kujdes ujin vetëm në amvisëri, por jo edhe në sektorë tjerë siç janë autolarjet, ujitjet në bujqesi apo shfrytëzimi për ndërtimtari. Në vazhdimësi, inspeksioni komunal do të merret me monitorim të shfrytëzimit të ujit, sepse më e rëndësishmja është që amvisëria të jetë e furnizuar me ujë”, ka thënë kryetari Haziri

Të ngjashme