Mitrovica fillon me zbatimin e masave për parandalimin e koronavirusit

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë është dezinfektuar objekti i Komunës së Mitrovicës si masë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID- 19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të zyrtarëve dhe qytetarëve të Mitrovicës.

Po ashtu sonte do të bëhet edhe dezinfektimi i objektit të QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet me dezinfektimin e hapësirave publike, përkatësisht objekteve e hapësirave punuese e pritëse të Stacionit të Autobusëve, ndërmarrjeve publike, institucioneve arsimore dhe kulturore.

“Pa panik, vetëm kujdes e masa efektive, për parandalimin e këtij virusi”, shkruan në komunikatën e Komunës.

Të ngjashme