Muharremaj: Gjendja e bizneseve e rëndë, planifikojmë lirim nga taksa

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 05:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se situata me Coronavirus në Komunën e Suharekës është duke u menaxhuar mjaft mirë.

Madje, ai tha se kanë angazhuar dy ekipe për ta monitoruar punën në teren.

 “Kemi dy ekipe që vazhdimisht janë në teren që vazhdimisht shkojnë japin ndihëm e parë, mirëpo kishte qenë më mirë të kishim katër ekipe dhe të jemi në gjendje më stabile. Në momentin që dalin të prekur nga virusi është çështje e Institutit. Në çdo familje deri më tash në momentin e parë kur i marrim testet dhe rezultatet shkojmë nëpër shtëpitë e tyre”, shtoi Muharremaj.

Ai  foli edhe për respektimin e masave , duke shtuar se Komuna e Suharekës është duke i respektuar në përpikmëri.

Kryetari Muharremaj po ashtu mirëpriti lehtësimin e masave sa i përket Gastronomisë për zgjatjen e orarin deri në ora dhjetë e gjysmë.

“Si çdo komunë tjetër në tre mujorin e parë janë respektuar shumë më shumë rregullat. Tashmë nuk janë duke u respektuar sa duhet mirëpo në Komunën tonë janë duke u respektuar. Lokalet deri tash kanë punuar deri në ora 21:00, mirëpo është vazhduar me vendimin e qeverisë deri në ora dhjetë e gjysmë, mirëpo sipas inspektorëve dhe policisë janë duke u zbatuar në përpikëri masat. Unë kam dalë dhe kemi shpërndarë  maskat në çdo vend”, shtoi ai.

Mes tjerash, Muharremaj tha se pas humbjes së madhe që i ka shkaktuar kufizimi i masave Gastronomisë, është dashur te zgjatet orari deri në ora 23:00.

Ai, tha se çdo herë kanë zbatuar vendimet e qeverisë, duke thënë që janë takuar edhe me kryeministrin Hoti për bashkëpunimet e radhës.

“Pasi qe ka pasur humbje të mëdha gastronomia është dashur që të ketë lirim të masave deri në ora 23:00. Në çdo herë kemi zbatuar vendimet nga qeveria. Ne jemi dakord sepse kemi pasur takim edhe me kryeministrin Hoti”, shtoi Muharremaj.

 Muharremaj tha se kërkesat e qeverisë kanë qenë të lirohen bizneset nga taksat, duke paraparë një subvencion prej 200 mijë euro.

Sipas tij, ne këtë kohë pandemie, bizneset e kanë shumë të vështirë të ngritën sepse do të kenë probleme të mëdha edhe me të hyrat buxhetore.

 “Ne kemi seancë të martën. Kërkesa e qeverisë ka qenë ti lirojmë nga taksat, për bizneset me një subvencion prej 200 mijë eurosh. Bizneset e kanë problem të ia dalin sepse punë nuk ka, do të ketë problem edhe me të hyra”, shtoi ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme