Mustafa viziton Istogun, uron rizgjedhjen e Rugovës për herë të tretë

Istog | 05 Jan 2018 | 15:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të  Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi sot Istogun, ku u prit nga kryetari i rizgjedhur për mandatin e tretë në krye të Komunës, Haki Rugova.

Mustafa shoqërohej dhe nga kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, si dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri,

Kryetari i LDK-së e uroi Rugovën për rizgjedhjen, duke i ofruar mbështetjen për punët që e presin.

“Kryetari Haki Rugova e falënderoi kryetarin Mustafa për vizitën që iu bë dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për këtë Komunë. Po ashtu, ai e njoftoi kryetarin Mustafa lidhur me projektet dhe planet që do t’i  realizojnë në këtë mandat  qeverisës, duke shtuar se Komuna  e Istogut është e  gatshme për të gjitha punët që e presin”, thuhet në një njoftim të LDK-së.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme