Nënshkruhet marrëveshja, ministri Krasniqi ndan fonde për Pejën e Istogun

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Pejës dhe e Istogut kanë nisur javën me një marrëveshje të nënshkruar me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati.

Ferati ka shkruar në facebook se marrëveshja në fjalë siguron fonde dhe mbështetje në “Zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe bujqësore në komunat Istog dhe Pejë”, në vlerë prej 238.467,00€”.

“Rezultat ky i arritur pas përfundimit të procesit të vlerësimit për “Programin komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndërkomunal” i quajtur si program IIK-CIF (Instrumenti i investimeve kapitale -2), që do te finalizohet sipas proceduarve te përcaktuara në ligjin për bashkëpunim ndërkomunal2 ka shkruar Ferati në njoftimin e tij.

Të ngjashme