Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit shtatë persona kanë vdekur dhe 71 janë të infektuar me Coronavirus, kurse edhe 163 pacientë janë shëruar.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë.

Të ngjashme