Një barnatore në Skenderaj gjobitet me 500 euro, rriti çmimet

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 23:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se me 500 euro gjobë është dënuar një barnatore në këtë qytet.

“500 euro gjobë për barnatoren që pacientit ia rriti dukshëm çmimin e barnave. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që biznese e individ të caktuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar për të rritur çmimet e barnave”.

“Sapo mora informatën që inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi”.

“Në këtë situatë në të cilin gjendemi kërkoj nga bizneset që të mos rrisin çmimet e produkteve por në vend të kësaj, të gjithë së bashku, me solidaritet e bashkëpunim të tejkalojmë edhe këtë sfidë që kemi para nesh. Pa panik, por me kujdes të shtuar do t’ia dalim”, ka shkruar Jashari.

Të ngjashme