Normalizohet gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në rajonin e Mitrovicës

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

KRU Mitrovica ka njoftuar se është normalizuar gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në tërë rajonin e Mitrovicës, pas problemeve që pati ditëve të fundit me vërshime.

“Gjendja e furnizimit me ujë të pijes është normalizuar tërësisht në regjionin e Mitrovicës. Të dy fabrikat për trajtimin e ujit: Shipoli dhe Balinci janë duke punuar me kapacitete të plota dhe cilësua e ujit të pijes është e nivelit të lartë dhe i plotëson gjitha parametrat për ujë të pijes. Përjashtim bëjnë rastet ku ka defekte apo pëlcitje të gypave dhe jemi duke punuar në sanimin e tyre. Këto raste janë selektive dhe gjatë ditës pritet të sanohen”, thuhet në njoftimin e KRU Mitrovicës në Facebook.

Të ngjashme