Odesa e Ukrainës në PriFest, Rama: Prishtina ju përkrah me të dyja duart

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 17:26 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës këtë vit do të mbështes edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar më të suksesshëm në vend, PreFilm Fest i cili do të jetë nikoqir i edicionit të 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Odesës, nën moton “FNF i Odesas përtej kufijve: Odesa në PriFest”, raporton Ekonomia Online.

Odesa, qyteti i tretë pas Kievit dhe Karkivit, dhe porti më i madh i Ukrainës, do të ketë mundësi të shfaqë një pjesë të programit të festivalit të tyre këtu në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se kjo është një mundësi e veçantë për të shfaqur solidaritetin e kryeqytetit të Prishtinës me luftën që po ndodh në Ukrainë.

“Kam kënaqësi të ndaj me ju një lajm shumë të veçantë jo vetëm për jo vetëm për kineastët dhe komunitetin artistik por për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këtë vit me mbështetjen maksimale si komunë edicioni i 14 i festivalit “Pri Fest” do të jetë nikoqir i edicionit të 13 të festivalit ndërkombëtar të “Odesës” nën moton “Festivali ndërkombëtar i filmit Odesas përtej kufinjëve, Odesa në prifest”.

“Kjo është një mundësi e jashtëzakontë për të shfaqur solidarizimin e kryeqytetit të Kosovës me luftën e Ukrainës, për të drejtën më themelore të saj, lirinë. Festivali i filmit na e nderon kryeqytetin tash e sa vjet, na ka sjellë filma shumë cilësor, si dhe regjisor e aktor të famshëm nga bota. E përgëzoj PriFilm Festin për një hap kaq të mrekullueshëm bashkëpunimi”.

“Ne në Kosovë i dimë shumë mirë të ligat që i sjell lufta përball një agresori që nuk kursen as civil e as fëmijë, shumë prej nesh i kemi të freskëta në kujtesë përvojat e luftës si traumën më të madhe në jetën tonë e kolektive. Prishtina ju përkrah me të dyja duart”.

“Uroj që filmi kosovar, njëri ndër sukseset e mëdha të Kosovës në skenën botërore të vijë me u sfaq në festivalin e ringritur të Odesës”.

Vjosa Berisha nga PreFilm Fest ka njoftuar se ka treguar se festivali do të fillojë me datën 26 deri 30 korrik ku do të priten 25 deri 30 persona nga Ukraina, raporton EO.

“Odesa e ka anuluar festivalin në Ukrainë për shkak të gjendjes e luftës dhe ne meqenëse shumë shpesh kemi bërë partneritet duke i nda mysafiret, duke marr parasysh këtë dhe me një miqësi që e kemi me festivalin e Odesës, kemi vendos ti ofrojmë një hapësirë që ata ti sjellin një program të filmave që do të prezantohen gjatë forumit regjional të industrisë së filmit…Datat e festivalit janë me 26 deri me 31 korrik”, tha Berisha.

Lexo më shumë:

Të ngjashme