Pak minuta shi, shumë rrugë të vërshuara në Prishtinë

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 16:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shiu i rrëmbyeshëm që ra për pak minuta në Prishtinë, ka bërë që një pjesë e kryeqytetit të vërshohet nga uji dhe të shkaktohen vështirësi në komunikacion

Lagjja e njohur si “4 Lullat” është mbuluar nga uji.

Na vërshimet e ujit nuk ka shpëtuar as rruga “B” është kapluar nga uji.  Sasia e madhe e ujit ka shkaktuar probleme në kanalizime, të cilat kanë dalë sipërfaqe si pasojë e bllokimit të pusetave, transmeton Ekonomia Online.

Kjo lagje edhe në të kaluarën është përballur me probleme të tilla pas reshjeve të shiut. Nga uji janë mbuluar edhe disa lagje tjera.

Pothuajse çdo herë ku ra reshje, rrugët dhe trotuare e kryeqytetit vërshohen nga uji, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme