Parku i Biznesit në Drenas sot do të mbetet pa ujë

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e Parkut të Biznesit në Drenas, se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë. Kjo vjen si pasojë e defektit në një gyp uji në afërsi të këtij lokacioni.

“Para pak çastesh, ka ndodhë një defekt në gypin e ujit në afërsi të Parkut të Biznesit, në Drenas. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina ” janë në vendin e ngjarjes, të detyruar të ndërprejnë furnizimin me ujë të pijshëm, deri në sanimin e defektit aty”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

Të ngjashme