Po nis Sheshi i qytetit të Suharekës

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka mbajtur një takim me forcat e sigurisë për ta planifikuar ndërtimin e sheshit të qytetit.

Në këtë takim u prezantua projekti dhe se si do të zhvendosen rrugët kryesore për ta lehtësuar qarkullimin e veturave.

Bali Muharremaj në këtë takim tregoi se për fazën e parë të këtij projekti do të shpenzohen 1,7 milionë euro kurse po ashtu tha se janë duke punuar në dy unaza dhe i siguroi qytetarët se nuk do të bllokohet qyteti deri sa të gjejnë rrug alternative.

Është prezantuar edhe  vendi se ku do të bëhet sheshi dhe si do të zhvendosen rrugët në të cilat ka komunikacion më të dendur.

Po ashtu ky projekt po shihet si një ndër projektet më të mëdha të këtij qyteti dhe që parashihet të kushtojë me miliona euro.

Sheshi i Qytetit po fillonë…

Sheshi i Qytetit po fillon…

Gepostet von Bali Muharremaj am Montag, 4. November 2019

Të ngjashme