Prindërit në Ferizaj kërkojnë funksionalizimin e tualeteve të shkollës

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Prindërit e nxënësve të SHF “Gjon Serreçi” të Ferizajt vazhdojnë të shprehin shqetësime rreth nivelit të dobët të higjienës brenda objektit shkollor.

Në këtë shkollë mësojnë rreth 2500 nxënës, ndërkaq prej vitesh qeverisja lokale nuk ka ndarë ndonjë buxhet për investime së paku për rregullimin e tualeteve, ndërkohë kundërmimi po e vështirëson procesin mësimor brenda këtij institucioni.

Prindërit e nxënësve ndërkohë kanë nisur t’i publikojnë edhe pamjet e gjendjes teknike të objektit duke kërkuar nga Komuna rregullimin e tualeteve, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër zyrtarët komunalë në Ferizaj, kanë thënë se brenda një të ardhme të afërt do të intervenojnë për largimin e kundërmimit brenda objektit të shkollës, ndërkohë pritet të nisë një objekt i ri derisa kjo shkollë nuk i plotëson kushtet teknike për procesin mësimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme