Prishtina sot me shkallë të lartë të ndotjes së ajrit

Prishtinë | 08 Dhj 2019 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Prishtina gjatë ditëve të fundit po përballet me ndotje të ajrit, i cili po vazhdon të jetë shqetësues për qytetarët e kryeqytetit, transmeton Gazeta Metro.


Përveç kësaj, në ditët e fundit kjo komunë është përballur edhe me mjegull shumë të dendur, si një ndër shkaktarët të mëdhenj për ajrin e ndotur, pasi që nuk ka qarkullim ajror si rezultat i kushteve meteorologjike që po mbretërojnë mbi rajon.

Duke u bazuar në matjet e fundit të realizuara nga Ambasada amerikane në Kosovën për cilësinë e ajrit deri në orën 16:00 të ditës së sotme, shkalla e ndotjes ka arritur në 151.

Momentalisht ajri në Prishtinë shënon një ndotje të madhe, ku sipas kësaj shkalle llogaritet të jetë e pashëndetshme dhe preferohet që të moshuarit, fëmijët dhe të gjithë ata që kanë probleme me sëmundje të frymëmarrjes, të mos ekspozohen në ambiente të hapura.

Të ngjashme