Punime në gypa, nesër disa lagjeve të Prishtinës u ndërpritet uji

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

KRU Prishtina njofton se gjatë ditës së nesërme disa lagje të Prishtinës dhe qyteti i Graqanicës do të mbesin pa ujë për pasi do tëketë intervenim në gypin e ujit që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme , 14 qershor , e diel do të ketë intervenim në gypin e ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Intervenimi në vazhdimin e riparimit  të tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” sh.a. është i domosdoshëm për një funksionim të mirëfilltë dhe do të fillojë në orët e hershme të mëngjesit.

Zonat që do mbesin pa ujë të pijshëm përgjatë intervenimit:

Nga ora 04:00 deri në orën 10:00 pa ujë mbesin:  Graçanica, Prishtina në këto zona ( Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit, pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1 në tërësi.

Nga ora 04:00 deri në orën 17:00 pa ujë mbesin : Hajvalia, Çagllavica dhe Miradia.

Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim dhe vazhdimi i riparimeve në këtë gyp me diametër të madh është i domosdoshëm.

Të ngjashme