Qendra e të Sëmurëve Psikikë përballet me mungesë stafi

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Qendra Integruese, Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë dhe Psikiatrikë në Shtime vazhdon të përballet me mungesë të stafit mjekësor.

Tetë infermierë, sa ka gjithsej kjo qendër, kujdesën për 65 pacientë të sëmurë, ndërkaq puna në këtë institucion organizohet në dy ndërresa, shkruan sot Koha Ditore.

Numri i vogël i infermierëve ka nxitur reagimet e udhëheqësve të kësaj qendre, por edhe të avokatit të popullit i cili javë më parë e ka vizituar këtë qendër.

Miftar Zeneli, drejtor i Qendrës Integruese, Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë dhe Psikiatrikë në Shtimes, njëherësh mjek i vetëm në këtë qendër, ka deklaruar se prej vitesh po përballen me mungesë të stafit, megjithëse disa herë ka kërkuar nga niveli qendror hapjen e konkurseve për 12 pozita të ndryshme.

Besnik Sadiku, kryeinfermier në këtë qendër, ka treguar për vështirësitë se si funksionon kjo qendër shkaku i mungesës së infermierëve.

Nga ana tjetër avokati i popullit në raportin e tij të publikuar pak ditë më parë ka sqaruar se më 16 maj është vizituar kjo qendër nga një grup monitorues i përbërë nga mjekë, juristë, psikologë dhe nga ekspertë të Këshillit të Evropës. Ndërkaq gjatë vizitës personeli i kësaj qendre ka ofruar bashkëpunim të plotë me ekipin monitorues duke lejuar qasje në të gjitha hapësirat brenda objektit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme