Rrezikohen nxënësit, mësuesja i detyron t’i pastrojnë dritaret e klasës

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Në një faqe në Facebook, janë publikuar disa fotografi ku shihen disa nxënëse të Gjimnazit “Hajdar Dushi”, duke pastruar dritaret e shkollës, raporton Gazeta Express.

Sipas njoftimit të kësaj faqe, nxënësit e klasës së 11 janë detyruar nga kujdestarja e klasës që të lajnë dhe pastrojnë klasën pasi që paraprakisht kishin bërë zhurmë gjatë orës së mësimit.

Gjatë pastrimit thuhet tutje se nxënësit kanë humbur nga dy orë mësimore.

Njoftimi i plotë:

Denohen nxenësit nga arsimtarja ne Gjimnazin Hajdar Dushi në Gjakovë

Nxenësit e klases 11/8 kane paraqitur nje rast ku jane detyruar nga kujdestarja e tyre qe ta lajnë dhe pastrojne klasen e tyre duke rrezikuar edhe veten e tyre si tek rasti i pastrimit të gjamave, e gjithe kjo pershkak të zhurmes qe kanë bërë në klasë.
Gjatë pastrimit i kanë humbur 2 orë të mesimit, a lejohet kjo?

Të ngjashme