Rritet numri i bizneseve të falimentuara në Prizren

Prizren, | 09 Jan 2017 | 11:20 | Nga

Numri i subjekteve afariste që po shuhen në Prizren, në bazë të të dhënave të Qendrës Komunale të Regjistrimit të Bizneseve është duke u rritur nga viti në vit. Në të njëjtën kohë edhe numri i regjistrimit të bizneseve të reja po ulet gradualisht.

“Në bazë të të dhënave të Qendrës Komunale të Regjistrimit të Bizneseve në Prizren gjatë vitit 2016 janë regjistruar 657 biznese të reja dhe janë shuar 262 biznese”, ka thënë Ertan Simitçi, drejtor i Ekonomisë dhe i Financave në Komunën e Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkaq, në vitin 2015, në Komunën e Prizrenit janë regjistruar 698 biznese të reja dhe janë shuar 257 biznese. E në vitin 2014 qenë regjistruar 802 biznese dhe ishin shuar 199 sosh.

Të ngjashme