Shiu bllokon rrugën “Agim Ramadani” (Foto/Video)

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 23:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të reshurat e shumta që e përfshinë Prishtinën në orët e mbremjes kanë bërë që shumë rrugë të bllokohen nga vërshimet e ujit.

Sipas pamjeve që shihen nga video të dërguara në adresë të Ekonomia Online, rruga “Agim Ramadani” është e bllokuar dhe vështirë e qarkullueshme.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për t’u ndihmuar sadopak qytetarëve që lëviznin me vetura në këtë rrugë.

Si pasojë e reshjeve të shumta, shumë dyqane që gjenden pranë rrugës “Agim Ramadani” janë mbushur me ujë, duke u shkaktuar dëme material.

Komuna e Prishtinës ka vënë në dispozicion një numër emergjent për të dhënë çdo informatë për të përballuar vërshimet që ndodhën pas reshjeve të rrepta të shiut.

“Reshje të mëdha kanë vërshuar lagje të qytetit. Të gjitha ekipet me të gjitha kapacitetet janë në terren. Së shpejti zyra e informimit jep detaje për lagjet e ndryshme”, ka thënë Ahmeti.

Për çdo urgjencë lajmëroni në Qendrën e thirrjeve falas 080012233; 080012244 dhe 080012255.

rruga - vershime rruga - vershime1 rruga - vershime2 rruga - vershime3 rruga - vershime5 rruga - vershime6 rruga - vershime7 rruga - vershime8

Lexo më shumë:

Të ngjashme