Shkarkohen dy anëtarë të bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore

Prishtinë | 18 Tet 2021 | 16:39 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janë shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), raporton Ekonomia Online.

Në një konference për medie ata kanë treguar se anëtarët e shkarkuar janë Bekim Pireva dhe Arbnora Jashanica, të cilët janë shkarkuar nga Komisioni Komunal i Aksionarëve të NPB-së.

Lidhur me këtë anëtari i Bordit të NPB-së Bekim Pireva tha se krejt kjo ka ndodhur si pasojë e marrjes së vendimit për të shkarkuar Hajdar Hoxhën në cilësinë e kryeshefit, dhe pas dërgimit për të protokolluar këtë shkarkim janë penguar nga Kuvendi Komunal i Aksionarëve të cilët si kundërpërgjigje e shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të NPB ky kuvend ka shkarkuar dy anëtarë të tjerë të kësaj ndërmarrje.

“Validimit të vendimit tonë, ku më datën 14.10.2021 kanë vendosur për shkarkimin e kryeshefit të ndërmarrjes. Unanimisht kemi vendosur për shkarkimin e tij, por të njëjtin vendim nuk kemi pasur mundësi ta bënim këtë pasi nuk ishin personat e autorizuar që t’i kumtohet ky lajm kryeshefit, arsyeja e shkarkimit ka qenë neglizhenca e kryeshefit në punët në lagjen “Lakrishte”, mosrespektimi i fjalëve të dhëna dhe dëmet e kësaj ndërmarrje”

Ai fton organet kompetente që të merren me rastin dhe situatën e tensionuar në këtë ndërmarrje.

Mes tjerash avokati Skender Musa tha se në vendim nuk jepen as arsyet e shkarkimit të këtyre dy anëtarëve të bordit.

“Në vendim nuk jepen arsyet e shkarkimit të dy anëtarëve të bordit, dhe kanë të drejtë ankese pavarësisht se këta dy anëtarë nuk kanë parë drejtën e ankesës, dhe ne do ta shqyrtojmë prapë këtë vendim”, tha ai.


Lexo më shumë:

Të ngjashme