Spitali i Pejës: 11 pacientë në gjendje të rëndë, 3 pacientë me Respirator dhe 28 me Oksigjeno-terapi

Pejë | 10 Sht 2020 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht po trajtohen 43 pacientë me Coronavirus.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në Respirator, 28 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 Mjek, 4 Infermierë dhe 2 punëtor të Shërbimeve Teknike”

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 43 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në Respirator, 28 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 Mjek, 4 Infermierë dhe 2 punëtor të Shërbimeve Teknike.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. 216 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,845 analiza. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 124 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 80 Rëntgena, 24 EHO dhe 20 CT-ja.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 43 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve,…

Gepostet von Spitali i Përgjithshëm Pejë am Mittwoch, 9. September 2020

Të ngjashme