Tualeti i Viva Freshit në Gjakovë strehë ku u ‘shpricatën’ varësit e heroinës

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Varësia nga droga, sidomos te të rinjtë në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike.

Një rast më i pazakontë ka ndodhur në një market në rrugën “UÇK”, në Gjakovë, ku dy persona rreth moshës 40-vjeçare nuk arritën t’i bëjnë ballë sikletit për heroinë, por pa u kujtuar shumë, zgjodhën që të shpricatën në sytë e atyre që shfrytëzonin tualetin e marketit.

Ky veprim shqetësues dhe i rrezikshëm, u soll në vëmendje të personelit të sigurimit të marketit, i cili i kapi në flagrancë dy konsumuesit SH.Ll., dhe S.M., dhe për këtë u njoftua edhe Policia.

Sinjali mëson se përveç zyrtarëve policorë nga stacioni policor në Gjakovë, në vendin e ngjarjes doli edhe Njësiti i Antidrogës, të cilët në cilësi të provës materiale sekuestruan shiringën e përdorur nga të dyshuarit dhe po ashtu një sasi të mbetur të drogës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, të dyshuarit për konsumim të substancave të rrezikshme narkotike janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, për t’u përballur me dyshimin për veprën penale të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike.

Me rastin e intervistimit, burimet thonë se ata e kanë pranuar se janë konsumues të substancave narkotike dhe kanë shprehur pendimin se këtë e kanë bërë në vend publik.

Pas marrjes së deklaratës, Sinjali mëson se me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë lënë të lirë.

Të ngjashme