Vazhdojnë punimet infrastrukturore në Zonën Industriale në Obiliq

Obiliq | 04 Gus 2020 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e DIL-së, Fatmir Bërbatovci dhe drejtorin e DPUKP-së, Arben Berisha, kanë parë nga afër punimet që po zhvillohen në Zonën Industriale në fshatin Llazarevë.

Kryetari Gashi gjatë inspektimeve të punimeve në këtë zonë është shprehur se do hapen rrugë për ndryshimin e mirëqenies socio-ekonomike në këtë komunë.

“Me përfundimin e punimeve në Zonën Industriale, do hapen rrugë për ndryshimin e mirëqenies socio-ekonomike në komunën tonë, duke krijuar mundësi për vende të reja pune dhe stabilitet ekonomik“, ka shkruar ai, teksa ka thënë se do të vazhdojnë të përkushtuar në shërbim të qytetarëve.

Po zhvillohen punimet infrastrukturore në Zonën IndustrialeKryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me…

Gepostet von Xhafer Gashi për Obiliq am Dienstag, 4. August 2020

Të ngjashme