Vazhdon dezinsektimi në kryeqytet, të hënën nis faza e gjashtë

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Të hënën në kryeqytet do të vazhdojë dezinsektimi hapësinor

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës në Facebook.

Kjo njëherësh është faza e gjashtë e dezinsektimit në kryeqytet.

“Nesër, e Hënë, 14 Shtator fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Çdo mbrëmje nga ora 19:30, për 5 mbrëmje rresht do të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane e rurale të Prishtinës.Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me ju, qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme