Vitisë i kthehen rastet me COVID-19 pas 40 ditësh

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Pas 40 ditësh, Vitisë i janë kthyer rastet me koronavirusin e ri. Mbrëmë atje janë konfirmuar 12 raste me këtë sëmundje.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Vjollca Kadolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Lexo Edhe:
Vitisë i kthehen rastet me COVID-19 pas 40 ditësh
Kadolli ka thënë se lirimi i masave nuk do të thotë që të injorojmë rrezikun.

“Mosrespektimi i tyre, na riktheu në pikën zero-ditën e 13 marsit. Mendoni pak për punëtorët shëndetësorë, sepse nuk e dijmë nëse mund ta përballojnë prapë të njëjtin ankth, stres dhe lodhje. Besoni që do ta kemi vështirë t’ia dalim mbanë, nëse nuk ndryshojmë sjelljet tona në publik”, ka shkruar Kadolli.

Të ngjashme