Komunat angazhojnë staf shëndetësor shtesë për të infektuarit me Coronavirus

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha komunat e Kosovës kanë angazhuar staf shtesë për të ndihmuar qytetarët në parandalimin e përhapjes së Coronavirusit dhe për përcjelljen e gjendjes së të infektuarve.

Sipas njoftimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, shumica e komunave kanë të ngritura tenda për pranim të qytetarëve në të cilat kanë angazhuar stafin e QKMF-ve dhe ekipet në terren.

“Gjithashtu komunat janë duke dhënë kontributin e tyre në pikat kufitare, ku nga stafi i kujdesit parësor shëndetësor në komuna kanë ekipet e tyre të angazhuara në pikat kufitare të Kosovës varësisht nga pozita gjeografike dhe rajoni në të cilin gjenden. Në këto ekipe sipas Drejtorëve Komunalë janë të përfshirë si staf mbështetës edhe epidemiologu apo infektologu”, thuhet në njoftim.

KOMUNAT ANGAZHOJNË STAF SHËNDETËSOR SHTESË PËR TË NDIHMUAR QYTETARËTDepartamentet e Shëndetësisë në Komuna të Kosovës…

Gepostet von Asociacioni i Komunave të Kosovës am Mittwoch, 15. Juli 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme