Komunat mbesin pa certifikata si pasojë e anulimit të tenderit nga MPB-ja

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë qytetarët se si pasojë e anulimit të tenderit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dështuar furnizimi me certifikata në të gjitha komuna.

“Njoftohen të gjithë qytetarët se si pasojë e anulimit të tenderit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka dështuar furnizimi me certifikata në të gjitha Komunat. Me sasinë e certifikatave që momentalisht disponojmë në Komunën e Prishtinës, shërbimet mund të ofrohen deri sot, 28 mars 2019, në orën 12:00. Pas orës 12:00, zyret e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk do të jenë në funksion. Ju faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme