Komunat në garë për performancë në mbrojtjen e mjedisit, MMPH-ja dhe GIZ-i ndajnë 7 milionë euro

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka organizuar tryezë ku është diskutuar tema “Politikat e Ambientit në Nivel Lokal”, raporton Ekonomia Online.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Muçaj, ka thënë se në përgjithësi obligimet që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e mjedisit dhe kanalizimit dalin si përgjegjësi e komunave. Ai tha së në Kosovë mbrotja e mjedisit është 58. 48 për qind.

“Në fushën e ujit të pijshëm kemi 71. 31 për qind performancë sa i përket këtij shërbimi, shumë më dobët qëndron shtrirja e ambientit te kanalizimet 76.45 për qind ndërsa menaxhimi i mbeturinave është 49. 57 për qind, mbrojtja e mjedisit është 58.48 për qind. Pra përgjithësisht obligimet që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e mjedisit dhe kanalizimit qëndrojnë në mbrojtjen e mjedisit bazuar në politikat që dalin si përgjegjësi e komunave 58. 48 për qind”, tha ai.

Muçaj tha se Kosova ka trashëguar një gjendje jo të mirë në menaxhimin e përgjithshëm të këtyre shërbimeve.

“Ajo që është e qartë është se Kosova ka trashëguar një gjendje jo të mirë në menaxhimin e përgjithshëm të këtyre shërbimeve qoftë në kyçjen e qytetarëve në ujë, qoftë në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe menaxhimit të deponimeve të mbeturinave”, tha Muçaj.

Leutrim Sahiti, këshilltar i ministrit të MMPH-së, Fatmir Matoshi, tha se komunat janë në garë për performacë dhe për këtë janë ndarë 7 milionë euro në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.

“Koordinimi mes pushtet lokal dhe qendror është i rëndësishëm, ne kemi bashkëpunim të mirë me komunat dhe kemi kërkuar nga komunat të jenë më aktive në dërgim të raporteve në kohë reale. Kemi lansuar grandin e performacës për 7 milionë euro më GIZ-in e Gjermanisë. Komunat janë në garë dhe cila do të jetë më e mirë do t’i marr këto grante, e cila do të ndikoj në përmirësimin e gjendjes. Jemi duke i përkrahur komunat në fusha të ndryshme”, tha ai.

Sahiti ka kërkuar nga inspektorët komunal që të jenë më aktiv në gjobitjen e atyre që ndotin ambientin.

“Presim nga inspektorët komunal të jenë më aktiv në gjobitjen e atyre që gjuajnë mbeturina. Kemi komuna që kanë buxhet të ulët për menaxhimin e mbeturinave, por ka edhe komuna që nuk kanë as inspektor, por ka inspektor edhe nuk funksionon dhe kjo bënë që problemi të rritet. Fokusin kryesor duhet ta kemi me qytetarët që me përkrahjen e UNDP t’i vetëdijësojmë”, tha ai.

Të ngjashme