Komunat nuk po kujdesen për fëmijët e pastrehë

Prishtinë | 05 Pri 2017 | 10:56 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me gjendjen e rëndë të financimit të shërbimeve sociale në Kosovë në mungesë të një mekanizmi të qëndrueshëm të financimit të shërbimeve sociale.

Ky koalicion madje ka potencuar se qendra kryesore për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë nga janari i këtij viti është mbyllur për arsye të mos financimit, raporton Ekonomia Online.

Donjeta Kelmendi, drejtoreshë Ekzekutive e KOMF-it, ka fajësuar komunat të cilat nuk ndajnë buxhet për këtë kategori të fëmijëve të cilat janë të pastrehë ose të prekur nga dhuna.

“Komunat e Kosovës janë duke anashkaluar qendrat e fëmijëve të pambrojtur. Ka edhe qendra të cilat janë mbyllur, madje në janar të këtij viti është mbyllur edhe qendra më e madhe për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo mbyllje është nga mos financimi të cilën duhet të bëjnë komunat për këto qendra”, ka thënë Kelmendi.

Zëvendësministri i MPMS-së, Safet Kamberi ka thënë se kjo ministri është duke punuar vazhdimisht rreth kësaj çështjeje për të cilat buxheti për fëmijët e pambrojtur vjen nga grantet.

Kamberi gjithashtu ka treguar se kanë propozuar në komisionin e granteve që të ndahet buxhet për komunat në mënyrë që të kenë shërbime të mjaftueshme për shërbimet sociale.

“Ne jemi duke punuar vazhdimisht për të bërë rritje të buxhetit për fëmijët e pambrojtur. Së fundi edhe në komisionin e Granteve kemi kërkuar që të bëhet një buxhet i veçantë që t’u jepet komunave në mënyrë që shërbimet sociale të jenë të mjaftueshme dhe të mos kenë probleme për financim”, ka thënë Kamberi.

Në situatën e rëndë në të cilën ndodhen shërbimet sociale, ku akoma nuk është krijuar plani për financim të qëndrueshëm të shërbimeve sociale nga MPMS, MEF dhe Komunat, është e domosdoshme që të intervenohet nga të dy nivelet: qendror dhe komunal (MPMS dhe Komunat) deri në sigurimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme të financimit të shërbimeve sociale.

Si zgjidhje për problemin e financimit të shërbimeve sociale raporti rekomandon krijimin e Grantit Specifik për Shërbime Sociale.

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 1 person, standing and camera

Lexo më shumë:

Të ngjashme