Komunikimi Kosovë-BE diskutohet në Prishtinë

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 08:34 | Nga

Qendra për promovimin e zhvillimit (QPZH), në mbështetje të fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES), Zyra në Prishtinë, organizon sot një Panel-Diskutim lidhur me komunikimin BE-Kosovë.

Sipas njoftimit për media, është hera e parë që trajtohet ky aspekt i komunikimit.

“Deri tani kanë dominuar çështjet e liberalizimit të vizave, MSA, fondet evropiane e të tjera. Tani është koha të trajtohet kjo çështje, e cila mund të jetë përfituese për Kosovën. Nga raportet e deritanishme, në opinion ishte krijuar një bindje se mjafton komunikimi BE – Qeveria e Kosovës. Duhet pranuar se BE ka përvoja të mira në komunikim me vendet aspirante, duke e ndjekur me kujdes procesin e përafrimit dhe të anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se është me rendësi të shfrytëzohet përvoja në komunikim e BE-së me shtetet e anëtarësuara të Evropës Qendrore dhe Lindore.

“Këtë përvojë duhet ta analizojnë dhe ta përvetësojnë edhe Shqipëria dhe Kosova për nevojat e tyre integruese. Të gjitha vendet aspirante dhe ato që e kanë filluar procesin e negociatave me BE, duhet ti mobilizojnë potencialet e veta shoqërore dhe institucionale për të kuptuar drejt porositë që u dërgohen. Në të vërtetë, Kosova ka nevojë që të lexojë drejt raportet ndërkombëtare dhe të BE-së lidhur me progresin politik dhe ekonomik dhe hapat që duhet të ndjekë në të ardhmen”, theksohet tutje në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme