Komuniteti LGBTQI kërkoi heqjen e fjalës “nënë”, reagon ashpër aktori i njohur shqiptar

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditëve të fundit është hapur një diskutim, pasi komuniteti “LGBTQI” ka kërkuar që termi “nënë” dhe “baba” të hiqet nga përdorimi në dokumentet e vendit të punës dhe dokumente të tjera, dhe në vend të saj të përdoret “prind që ka lindur”.

Komuniteti “LGBTQI” ka thënë se përdorimi  i ‘gjuhës gjinore’ do të parandalojë që punëdhënësit të vendosin pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave.

Nga ana tjetër në pasaporta kërkohet që fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Kjo gjë ka filluar të disktohet edhe në Shqipëri, por shumë personazhe të njohura nuk janë dakord që të bëhn të tilla ndryshime. Aktori, Jul Deda, ka reaguar së fundmi i revoltuar në lidhje me këtë debat. Ai shprehet se fjala ‘nënë’ nuk zëvendësohet me asnjë fjalë tjetër dhe këtë nuk mund ta bëjë askush.

Aktori ka shtuar se kjo tentativë për të bërë të tilla ndryshime ka si qëllim shkatërrimin e konceptit të familjes, si nga ana ligjore, por edhe morale.

“Fjala NENE, jo vetem nuk mund te zevendesohet me asnje fjale tjeter, cilado qofte ajo, por ne duhet ta ruajme te paprekshme, te shtrenjte, ashtu siç eshte per secilin nga ne. Çdo tentative e palaçove dhe e letyrave per ta ndryshuar, ka per qellim shkaterrimin ne qelize te familjes si koncept, ligjerisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalen NENE, s’ka jete pa te”, shkruan Julian Deda në një postim.

Të ngjashme