Koncept-dokument për shërbime cilësore për skemat sociale dhe familjare

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 14:59 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumentin për Shërbime Sociale dhe Familjare. Me anë të këtij dokumenti, synohet që të përmirësohet qasja ndaj shërbimeve sociale dhe familjare, raporton Ekonomia Online.

Sipas ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se për këtë dokument është identifikuar kosto shtesë mbi 130 mijë euro.

“Ky synon organizimin e shërbimeve sociale dhe familjare. Kjo kornizë ju referohet shërbimeve cilësore. Problemet e adresuara kërkojnë realizim të objektivave në mënyrë të shpejt dhe të drejtë. Do të arrihet përmirësimi i qasjes ndaj shërbimeve sociale dhe familjare, financimi i shërbimeve sociale dhe familjare. Ne kemi identifikuar një kosto shtesë mbi 130 mijë euro dhe do të mbulohen nga donatorë”, tha Reçica.

Në anën tjetër, ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se kjo prodhon kosto shtesë të buxhetit derisa porositi që të hartohen aktivitetet që do të ndërmerren.

“Departamenti i buxhetit ka thënë se kjo do të krijoj kosto shtesë të buxhetit. Sipas buxhetit të planifikuar mbi 15 milion për 3 vite nuk janë përfshira aktivitetet. Të gjitha kostot shtesë që nuk janë paraparë, MMPS duhet ti planifikoj aktivitetet”, tha Hamza.

Të ngjashme