Koncept-dokumenti për vettingun dërgohet në Komisionin e Venecias, Haxhiu i kërkon opozitës bashkëpunim

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 11:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë Abulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Koncept-dokumentin për vettingun është dërguar për vlerësim në Komisionin e Venecias, raporton Ekonomia Online.

Ajo në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë, ka shtuar me përfundimin e këtij procesi do të mundësohet që të ketë më shumë llogaridhënie në drejtësi.

“Secili qytetarë pa përjashtim ka të drejtë të ketë një sistem drejtësie që lufton korrupsionin, secili qytetarë ka të drejtë për një sistem të drejtësisë që është i pavarur nga faktorë të ndryshëm dhe që është efektivë në dhënien e drejtësisë. Për fat të keq gjendja në të cilën gjendet sot gjyqësori e prokuroria në vendin tonë shkaktohet si pasojë e pavarësisë së pamjaftueshme ndikimit nga jashtë dhe mungesës së llogaridhënies e transparencës. Prandaj për reformën në drejtësi kanë vendosur qytetarët dhe vetingu është çelësi për të garantuar sukses afatgjatë në këtë nismë”, tha ajo.

“Koncept-dokumentin e kemi dërguar edhe në Komision e Venecias. Kemi marrë përgjigje pozitive që i njëjti koncept-dokument, me opsionet që i kemi ndjekur do të trajtohet dhe do të na vijnë përgjigje nga Komisioni i Venecias”, tha Haxhiu.

“Gjendemi një hap më para drejt procesit të vettingut, dokument ky që na dërgon drejt zgjidhjes së duhur. Secili qytetar i Republikës ka nevojë për një sistem të duhur të drejtësisë”.

Mes tjerash Haxhiu tha se ky proces do të ndihmojë që të kemi prokurorë e gjyqtarë të denjë.

“Ky proces do ndihmojë që vendi të ketë prokurorë e gjyqtarë të denjë, dhe të jemi sa më afër qytetarëve, që secili qytetarë të marrë drejtësinë e duhur”.

Ajo njoftoi po ashtu se për këtë çështje do të takohet edhe me grupet parlamentare të partive opozitare për ta arritur një konsensus, raporton EO.

“Dje i kam njoftuar të gjitha grupet parlamentare dhe pres që nga java e ardhshme të takohem me secilin grup në Kuvend, sepse ka shumë rëndësi kjo për ne”, theksoi tutje ajo.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme