Koncept-dokumenti për vettingun dërgohet në Qeveri

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 12:16 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se koncept-dokumenti për vettingut është finalizuar dhe është dërguar në Qeveri, ku do të votohet në mbledhjen e radhës, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka thënë se është bërë punë e jashtëzakonshme për të nisur procesi i vettingut në sistemim gjyqësor.

“Prandaj sot pas një punë të jashtëzakonshme e kemi drejtuar për Qeveri dhe do të votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Sistemi i vetingut përballet me probleme të shumta. Krahas sfidave shkaktar i këtyre ngecjeve është integriteti i mangët.  falënderoj juristë në përbërje të vettingut. Koncept dokumenti është komentuar edhe nga ekspert ndërkombëtar.  Është punuar që të garantohet proces i drejtë. Dokumenti përmban 5 opsione. Fokusi i është kushtuar praktikave të mira. zotimi ynë për shtetin e së drejtës do të jetësohet. Ky proces nuk po bëhet kundër një emri të përveshëm por i domosdoshëm. Vettingu është kërkesë shoqërore”.

Tutje, ajo tha se që nga fillimi i punës për përpilimin e koncept-dokumentit janë akorduar për kompetencat që i kanë për përfshirjen e Policisë në këtë dokument.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala,  ka thënë se ky koncept dokument është rezultat i një pune serioze.

“Janë identifikuar 5 opsione. Ruajtja e status quo, parasheh zhvillimet e vetingut, parasheh zhvillimet kushtetuese dhe opsioni i kombinuar ndërmjet asaj kushtetuese dhe ligjore. Vazhdimi i performancës parashihet me mekanizma të ndërtuar nga Këshilli gjyqësor dhe prokurorial.  Anëtarët do të zgjidhen në Kuvend. Vettingu do të zhvillohet me tre trupa vendimmarrës gjyqësor dhe dy trupa prokuror. Subjektet e vettingut do të jenë gjyqësorët dhe prokurorët. Përgjatë procesit do të sigurohet vazhdimësi e punës në institucionet e përfshira. Në rast se gjatë shqyrtimit të rastit ka shkelje për subjektin propozohet sanksione të caktuara. Këshillat do të kenë përbërje me anëtarë dhe do të jenë të gatshëm për të vlerësuar integritetin e performancës”.

Të ngjashme