Konferenca e radhës për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin mbahet më 24 mars

Prishtinë | 15 Mar 2022 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Përmes një njoftimi për media, Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se konferenca do fillojë nga ora 14:30.

“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e njëmbëdhjetë për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të enjten, më 24 mars, në orën 14:30”, thuhet në njoftim.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme