Konferenca e tretë nacionale nga European Youth Parliament Kosovo

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Nëntori i këtij viti do të shënojë një ngjarje të mahnitshme për rininë e shtetit të Kosovës, njofton Parlamenti Evropian Rinor në Kosovë i cili është një program unik arsimor i cili mbledh të rinjtë nga e gjithë Evropa për të diskutuar tema aktuale në një mjedis parlamentar. Si rrjet i shoqatave të pavarura, EYP është e pranishme në 40 vende evropiane dhe organizon më shumë se 500 evente çdo vit.

Rrjeti EYP organizon çdo vit rreth 1.200 ditë të aktivitetit të EYP, duke përfshirë 30.000 pjesëmarrës. Mijëra të rinj janë aktivë si vullnetarë në të gjithë Evropën, duke bërë që EYP të jetë një program i vërtetë për të rinjtë, nga të rinjtë.

Misioni i Parlamentit Evropian Rinor është të frymëzojë dhe fuqizojë evropianët e rinj për t’u bërë qytetarë me mendje të hapur, tolerant dhe aktiv.

Historia e EYP Kosovës është e shkurtër edhe pse është organizuar Konferenca e parë (2012) dhe e dytë (2013) nacionale, gjithashtu ne kemi qenë pjesë në aktivitete të ndryshme të Parlamentit Evropian Rinor të mbajtura jashtë Kosovës si për shembull: Finland, Gjermani, dhe gjithashtu në Gjeorgji. Parlamenti Evropian Rinor i Kosovës si organizatë është regjistruar në vitin 2011 dhe me sukses ka organizuar evente deri në vitin 2013.

Duke qenë e pranishme në shumë shtete evropiane, tashmë pjesë të Bashkimit Evropian, nuk ka pasur kufizime per shtetet jo-anëtare, sikurse që janë shtetet e Ballkanit Perëndimorë. Përkundrazi, seancat e organizuara kanë për qëllim që me anë të simulimit, edhe të gjejnë zgjidhje për problemet dhe sfidat që kanë të rinjtë evropian.

Për kohën sa zgjat konferenca, pjesëmarrësit ndahen në grupe pune ndërkombëtare (komisione) që hartojnë rezoluta për temat e tyre përkatëse. Në këto grupe, detyra e të rinjve është që të dalin me sugjerimet dhe idetë e tyre për sfidat më të ngutshme të Evropës. Rezultatet pastaj paraqiten dhe debatohen në një asamble parlamentare në fund të seancës.

Përmes seancave të saj, EYP synon të promovojë qytetarinë aktive evropiane, dialogun ndërkulturor dhe vlerat evropiane. Seancatt rrisin njohuritë e pjesëmarrësve rreth diversitetit kulturor të Evropës, i përgatisin ata për pjesëmarrje aktive në shoqëri, kontribuojnë në zhvillimin e aftësive të tyre personale dhe ofrojnë një forum për debat dhe reflektim mbi temat aktuale të politikës evropiane.

Inkurajohen të gjithë të rinjtë e moshës 15-25 vjeçare të aplikojnë për delegatë, të perjetojnë seancat e Bashkimit Evropian dhe mbi të gjitha, të ndihmojmë rininë e Kosovës për një integrim sa më të mirë në familjen e madhe evropiane.

Linku për aplikim: https://goo.gl/forms/atjaIBS34OQRFFB33

Afati i fundit për aplikim është: 17.10.2018 në mesnatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme