Konferenca mbi politikën ndëshkimore – shkëmbehen përvojat me Mbretërinë e Bashkuar

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar konferenca katër ditore, mbi Politikën Ndëshkimore, e cila është organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Gjykatën Supreme të Kosovës. Për shkak të pandemisë Covid 19, konferenca po mbahet përmes platformës online, duke mbledhur rreth vetës ekspertë të huaj e vendorë si dhe gjyqtarë, prokurorë e avokatë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Konferenca po udhëhiqet nga eksperti ndërkombëtar, Tim Clayson, gjyqtar në Mbretërinë e Bashkuar, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi.

Pas fjalës së rastit nga shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorit Jan Braathu, konferenca ka vazhduar punimet me paraqitjen e përgjithshme të udhëzimeve ndëshkimore në Mbretërinë e Bashkuar nga eksperti Clayson, për të vazhduar me praktikat e zbatimit të Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore në Kosovë, nga ana e kryetarit Peci dhe gjyqtarit Maliqi.

Në agjendë të konferencës, janë përfshirë edhe vështrimi i disa kategorive të veprave penale, duke përfshirë rastet për studim nga dhuna në familje, terrorizmi dhe korrupsioni.

Të ngjashme