Konfirmohet: Një ushtar austriak i KFOR-it në Kosovë me Coronavirus

epa03198404 A contingent of Austrian NATO peacekeepers arrive by plane at a military airport near the western town of Gjakova, Kosovo, 27 April 2012, as part of 700 troops sent to reinforce soldiers of the NATO peacekeeping mission in Kosovo (KFOR) as upcoming polls in Serbia have raised tensions. Tensions rose after Serbia announced plans to hold elections in northern Kosovo. The north has been hit by a spate of violent attacks in recent weeks. The reinforcements come shortly after NATO reduced its presence in Kosovo to 5,300 troops. EPA/VALDRIN XHEMAJ
Prishtinë | 19 Pri 2020 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

“Në kontingjentin austriak, është një person i sëmurë”, ka thënë Bauer. Ai do të sillet nga Kosova në Austri të martën ose të mërkurën.

Një ushtar  i kontingjentit paqeruajtës austriak në kuadër të trupave të KFOR-it në Kosovë ka rezultuar pozitivisht me Covid 19. Për këtë rast ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer të dielën, shkruan “Krone Zeitung”, përcjell “Albinfo Austria”. “Në kontingjentin austriak, është një person i sëmurë”, ka thënë Bauer. Ai do të sillet nga Kosova në Austri të martën ose të mërkurën.

Zëdhënësi Bauer ka konfirmuar këtë rast, pasi KFOR-i dje përmes një kumtese njoftoi  për vdekjen e dy punonjësve civilë dhe infeksionin e disa ushtarëve të KFOR-it.

“Dërgimi i ushtarit në shtëpi është një “masë paraprake” sepse kujdesi mjekësor është më i mirë në Austri se sa në Kosovë”, ka thënë Bauer.

Kontingjenti austriak i KFOR-it në Kosovë është i përbërë prej 300 ushtarëve. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer ka mohuar të tregojë nëse të gjithë ushtarët austriakë janë testuar për koronavirusin.

Ai ka thënë se e rëndësishme është se kushdo që ka pasur kontakt me të infektuarit janë të vendosur në karantinë.

Në anën tjetër, sipas mediave në Kosovë, njëri prej civilëve që vdiq u tha se ishte një 70-vjeçar nga Kosova. Ai ishte i punësuar në një kamp të ushtrisë amerikane në lindje të vendit.

Të ngjashme