Konfirmohet përkrahje e shtetit italian për sektorin e bujqësisë

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë ditës priti në takim Ambasadorin e Italisë në vend, Antonello De Riu, me të cilin biseduan rreth zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe për mundësitë e bashkëpunimit të të dyja vendeve në të ardhmen.

Ministri Faton Peci e falënderoi Ambasadorin De Riu për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe e njoftoi për zhvillimet ne sektorin e bujqësisë dhe projektet zhvillimore për këtë vit. “Me ambasadorin De Riu trajtuam mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë duke mundësuar kështu shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës italiane. Gjithashtu trajtuam mundësinë e pjesëmarrjes së afaristëve kosovarë në panaire bujqësore në Itali në mënyrë që të krijojmë ura bashkëpunimi me bazë industrinë agro-ushqimit. Mundësitë e rritjes së kapaciteteve janë të shumta pikërisht kur ka vullnet për bashkëpunim. Miqësinë mes dy vendeve do ta forcojmë edhe më tej përmes projekteve zhvillimore, në avancim të sektorit duke u bazuar në potencialin serioz që Kosova ka në përmirësim të bilancit tregtar përmes bujqësisë”, shtoi ministri Peci.

Në anën tjetër, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu e falënderoi Ministrin për pritjen dhe njëkohësisht e konfirmoi gatishmërinë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për avancim, ngritje të kapaciteteve dhe zhvillim të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme