Konfirmon Haradinaj, rekomandimi për heqjen e vizave është pozitiv

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 16:17 | Nga

Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për liberalizmin e vizave për Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Ramush Haradinaj.

“Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjës së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe europiane!”, transmeton Ekonomia Online.

“Populli i Kosovës me shumë arsye i gëzohet sot rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për lëvizje të lirë në vendet e BE-së, duke u vlerësuar i barabartë me të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe ata europianë”, ka shkruar  Haradinaj.

“Me shumë përkushtim dhe vizion Qeveria që unë drejtoj, pergjatë tërë këtyre muajve, ka punuar pa u kursyer, në përmbushjen e kritereve të fundit të BE-së”.

Haradinaj është zotuar se do ta intensifikojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe fuqizimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, me bindjen se Parlamenti dhe Këshilli Europian do të përfillin rekomandimin e Komisionit dhe qytetarët kosovarë do të lëvizin pa viza.

Liberalizimi për Kosovën do të diskutohet deri në fund të gushtit në Parlamentin Europian, kurse i tërë procesi pritet të përmbyllet deri në fund të vitit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme