Konfiskohen 156 kubikë dru në Kamenicë

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 09:23 | Nga

Drejtoria e Bujqësisë dhe e Pylltarisë e Kamenicës brenda 6 muajsh ka konfiskuar 156 kubikë dru, të prera paligjshëm në territorin e kësaj komune.

Ndërkaq janë shqiptuar edhe 60 fletëparaqitje për në gjykatë ndaj atyre të cilët janë kapur duke e vjedhur pyllin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për punën që është duke u bërë në mbrojtjen e pyjeve në këtë mandat kishte folur edhe kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati në diskutimin publik me qytetarë, që është mbajtur javën e kaluar, i cili pati deklaruar se kanë rritur performancën e punës në këtë sektor për dallim nga ish- qeverisja lokale më 2017, kur ishin konfiskuar vetëm 42 kubikë dru dhe ishin shqiptuar 38 fletëparaqitje kundërvajtëse.

Njësoj shprehet sikurse kreu i Komunës edhe Naim Arifi, drejtor i Bujqësisë e Pylltarisë, i cili deklaron se kanë rritur disiplinën dhe nga rojat e pyllit nga të cilët kanë kërkuar angazhim më të madh në terren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme