Konfiskohen 17 kilogramë drogë në Kosovë, arrestohen pesë persona

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se kanë konfiskuar 17 kilogramë drogë e llojit marihuanë dhe kanë arrestuar tre persona.

Sveçla gjithashtu ka njoftuar se kanë arrestuar edhe dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurorimit, të dyshuar për korrupsion.

“Policia e Kosovës nuk ndalet së luftuari grupet e organizuara kriminale.Tre të arrestuar për trafikim droge pasi zbulohen e konfiskohen 17 kg drogë e llojit marihuanë. Po ashtu tre të arrestuar për korrupsion prej tyre dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit”, ka njoftuar ai.

Ministri thotë tutje se do të jenë të pa kompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit, e në shërbim të qytetarëve.

Të ngjashme