Konfiskohen 220 kg substancë narkotike, arrestohen pesë persona

Prishtinë | 10 Shk 2019 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë, kanë kryer kontrollat në dy lokacione me ndihmën e Policisë Speciale të Koosvës, si dhe, pas kontrollit në këto dy lokacione, mbrëmë janë konfiskuar 220 kg substancë narkotike të llojit marihuanë që dyshohet se ka ardhur nga shteti i Shqipërisë dhe gjithashtu janë konfiskuar tri vetura.

Po ashtu, janë arrestuar pesë persona për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit duke vepruar si anëtarë të grupit të organizuar mirë, kishin për të kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës”, njofton Prokuroria.

Priokuroria e Ferizajt, njofton se ende janë duke vazhduar hetimet për pjesën e grupit të cilët ende janë në arrati.

Po ashtu, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shetit, pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme