Konfiskohet armë me 32 fishekë në Herticë të Podujevës

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Një person është intervistuar nga policia, pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në fshatin Herticë të Podujevë, ndërkaq policia ka intervenuar në bazë të një videoje.

Sipas raportit të policisë, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 32 fishekë.

“Fsh. Herticë, Podujevë 01.07.2021 ─ 17:40. Njësitet policore bazuar në një video, tek i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 32-fishekë, cal-9mm”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se “Po ashtu me urdhër të gjykatësit është bërë edhe kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”.

“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme