Konflikt interesi në KPK, tre anëtarë pritet të dorëhiqen për t’u bërë kryeprokurorë

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur takimin e rregullt ku mediat nuk u lejuan.

Por një burim i KOHËS brenda takimit, tregoi se tre anëtarë të këshillit kanë njoftuar se synojnë dorëheqjen në mënyrë që të zgjidhen kryeprokurorë.

Ky burim ka theksuar se kjo madje përbën konflikt interesi.

“Duket si një konflikt interesi të heqësh dorë e më pas njerëzit të të zëvendësojnë në këshill dhe të zgjedhin për një ngritje në detyrë”, tha burimi në kushte anonimiteti.

KOHA gjithashtu ka mësuar se bëhet fjalë për Dëshirë Jusajn, Arben Ismajlin dhe Zejnullah Gashin.

Jusaj pritet të aplikojë për kryeprokurore në Gjakovë, Ismajli në Gjilan dhe Gashi në Pejë.

Sipas praktikës, Këshilli Prokurorial i Kosovës zgjedh kryeprokurorët.

Të ngjashme