Përleshje e Policisë dhe studentëve te Kisha në oborrin e UP-së (Foto)

Prishtinë | 17 Sht 2016 | 13:32 | Nga

Policia e Kosovës ka prangosur disa studentë nga Lëvizja “Studim, Kritikë Veprim”, të cilët po realizonin një aktivitet pranë Kishës Ortodokse Serbe, në Kampusin e Universitetit, përmes së cilës po kundërshtojnë funksionalizimin e saj.

Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë speciale të Policisë të cilët nuk kanë lejuar zhvillimin e aktivitetit në Kishën Ortodokse serbe në oborrin e UP-së dhe po mundohen t’i largojnë protestuesit.

Siç raporton gazetari i Ekonomia Online nga vendi i ngjarjes një pjesëtar i Policisë është lënduar.

Studentët po konfrontohen me pjesëtarët e Policisë dhe po kërkojnë lirimin e studentëve të arrestuar nga Policia.

Policia ka arrestuar katër persona, dhe më pas ka liruar ata.

Pas shumë orvatjeve, studentët ia arritën të vendosin një pankartë në derën e hyrjes së Kishës Ortodokse Serbe me mbishkrimin “Ky objekt që ka okupuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit të Millosheviqit”. Por, më pas policia e ka hequr pankartën e vendosur në Kishë.

Njëri nga studentët ka theksuar se Policia po arreston studentët duke mos i shërbyer shtetit të Kosovës, por Serbisë.

Policia kë bërë kordonin para Kishës ortodokse Serbe duke mos lejuar studentët që t’i afrohen objektit të Kishës.

policia - kisha policia - kisha2 studentet

studentet - policia
studentet - kisha1

 

Të ngjashme