Kongresisti amerikan kërkon drejtësi për të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Sot, kur shënohet Dita e të Zhdukurve gjatë luftës në Kosovë, kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka thënë se është krah popullit kosovar për të kërkuar drejtësi për të zhdukurit dhe familjet e tyre.

“Më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur, që nderon të pagjeturit e Luftës së Kosovës. Jam me popullin e Kosovës në kërkesën për drejtësi për ata që humbën dhe familjet e tyre”, ka shkruar Torres në Twitter.

Torres ka qenë i zëshëm për të shtyrë përpara shumë çështje me interes të Kosovës. Ai u kishte dërguar një letër pesë shteteve anëtare të BE-së që s’e njohin Kosovën, ta ndryshojnë këtë qëndrim.

Së fundi, ai i ka shkruar edhe presidentit amerikan Joe Biden, duke kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Të ngjashme