Konjufca homazhe në Malishevë: Jemi gjallë sot se dikush ka derdhur gjak, e ata janë të shumtë

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 14:31 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe tek lapidarit i martirëve në përvjetorin e masakrës në Burim të Malishevës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë sot kanë ardhur për t’i nderuar martirët, të cilët ishin vrarë më 31 mars të vitit 1999.

Konjufca tha se është detyrë e tyre t’i nderojnë ata që dhanë jetën për lirinë.

“Kemi ardhur ti nderojmë martirët që janë vrarë me 31 mars 99, ku 41 qytetarë janë masakruar këtu. Është detyrë e jona me ardhë këtu me i kujtuar e më i nderu. Ne e kuptojmë edhe më mirë rëndësinë e gjakut të derdhur që qëndron në themelet e lirisë sonë. Me pas vetëdije politike, kombëtare. Ne pse jemi gjallë sot është pse dikush ka derdhë gjak e ata janë të shumtë. Lavdi jetës dhe veprës së martirëve”, tha Konjufca.

Konjufca tha se është detyrë me i gjet dhe me i dënuar kryesit e masakrës edhe në mungesë.

“Nuk mund të qetësohet shpirti dhe zemra nëse drejtësia nuk vjen në vend. Shumë prej tyre që i kanë masakra janë të lirë. Është detyrë e jona me i gjetë e me i dënuar edhe në mungesë” ka shtuar Konjufca.

Masakra e Burimit, është masakra më e madhe që ka ndodhur në Malishevë gjatë luftës së fundit, në të cilën janë masakruar 42 civil shqiptar.

Reporteri i luftës i Radio Kosvës së Lirë, Habib Zogaj, tha se i ka te dokumentuar masakrën që është bërë në këtë vend.

“Kamë qenë reporter i luftës në Radio Kosovës Lirë, dhe jam futur këtu në vendin e ngjarjes në vendin e krimit dhe këta emra njerëzish me duar të mija i kam rrotulluar dhe fotografuar me ua pa plagët ku i kanë”, tha ai.

Të ngjashme