Konjufca: Ndërhyrja e NATO-s tregon se kauza jonë ishte e drejtë

Prishtinë | 12 Qer 2021 | 09:43 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në përkujtimin e ushtarëve të rënë të NATO-s, në 22-vjetorit të Ditës së Paqes, tha se ndërhyrja e ndërkombëtarëve tregon se kauza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, raporton Ekonomia Online.

“Siç dihet liria jonë ka ardhur si kontribut i ushtarëve të UÇK-së, por po ashtu edhe prej bashkimit dhe kontributit tonë me faktorët ndërkombëtar dhe si rezultat i kësaj ne u çliruam nga okupimi i Serbisë. Për faktin se NATO ka ndërhyrë flet se kauza jonë ishte shumë e drejtë”.

Përvec, Konjufcës edhe presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, kanë vendosur kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s.

Të ngjashme